“Ulërinin si kafshë”, Rama: Rojet private që morën zvarrë protestuesin duhet të ishin arrestuar në vend

Nga A2 CNN
1 Qershor 2026, 10:12 | Politikë

“Ulërinin si kafshë”, Rama: Rojet private që

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se edhe vetë do të revoltohej nëse do ishte në vendin e publikut, pas pamjeve nga protesta në Zvërnec, shkruan A2.

“Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet. Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thonte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private, ndërkohë që duhet të ishin arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos