Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme për ditëlindje ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi mbush sot 57-vjeç dhe po e feston këtë ditëlindje në qelitë e paraburgimit në Hagë, shkruan A2 CNN.
“Edhe 100 komandat!”, ka shkruar Rama në një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka vënë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës me zemrën në mes, duke e shoqëruar edhe me një fotografi të Thaçit me veshje ushtarake.
Kujtojmë se Thaçi po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë që nga viti 2020. (A2 Televizion)