
Përplasja në distancë mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit ka vijuar edhe këtë të dielë. Nga Dibra ku zhvilloi takimin e radhës me demokratët, që e quan Foltore, Berisha sulmoi Ervin Salianjin si të lidhur me krimit.
“Më thotë nuk duhet të besh zgjedhje, sepse në diktatura opozita nuk bën zgjedhje. Jo i thash zgjedhje do bëjmë ne. Vinte në Kryesi nuk shtronte asgjë të veçantë. Informacione të sigurta, më inforonin se në burg drekonte dhe darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin”.
Ish-deputeti nuk ka qëndruar në heshtje dhe i është përgjigjur akuzave të Berishës, ku teksa publikon një vendim të gjykatave britanike thotë se lider demokrat është i dënuar.
“Sali ‘kolltuku’, alias Sali ‘brava’, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike. Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë! Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku. Një lider i braktisur nga demokratët. Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra”.
Ndërkohë Berisha komentoi edhe zgjedhjet për kryetar të PD, ku do të garojë i vetëm. Një përballje me Mereme Selën, lideri i PD e quajti qesharake, ndërsa shpjegoi se ajo u skualifikua se nuk përmbushte kriteret. (A2 Televizion)