
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini sqaron se problemi në vonesat e pagesës së antidodës për punonjësit e pastrimit dhe gjelbërimit ka ardhur si rrjedhojë e një problem në sistemin online të Ministrisë së Financave.
Mersini garanton punonjësit se ky problem tashmë është zgjidhur, teksa shprehet se shumë shpejtë pagat do të kalojnë në llogaritë bankare të punonjësve, raporton A2CNN.
Kryebashkiakja tha se do të rishikohen edhe problemet që ka në sektorin e pastrimit në qytetin e Vlorës.
Sipas Mersinit do të ketë kontenierë të rinj në qytet. Mersini thotë se ka patur edhe orar të rishikimit të pastrimit për të ndikuar në pastrimin e qytetit. (A2 Televizion)