Sefa: PD ulet me Ramën dhe pastaj del në protestë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 22:55 | Politikë

Sefa: PD ulet me Ramën dhe pastaj del në protestë

Juristi Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Partia Demokratike “duhet të pranojë që ka një mospërputhje midis aksionit të saj politik dhe asaj se çfarë do të bëjë”.

“Lidershipi i PD-së po e vuan presionin publik, duke i thënë që ti ulesh në tavolinë me Edi Ramën dhe këtej bën edhe protestë. PD-ja sot ka të gjithë të drejtën për shembull të thotë që mazhoranca ka bërë shkelje të rregullores së Parlamentit kur nuk voton heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Le ta votojë kundra. Ka shumicën e votave, ta votojë kundra. Kjo është e drejta e mazhorancës. Unë po të them që opozita sot ka një mossens midis aksionit të saj politik që ka të bëjë me aksionin e protestave dhe aksionin legjislativ që e ka detyrim kushtetues për ta bërë”, tha Sefa.

“Për mua, opozita dhe mazhoranca duhet të ulen në tavolinë sepse aty bëhen ligjet. Mazhoranca nuk mund të jetë represive. Ajo e ka zgjedhur rrugën e vet. PD-ja, sot në këtë situatë të vështirë që është, që nuk i imponohet dot kësaj mazhorance, ka një detyrë akoma më të madhe dhe detyra është t'i fitojë zemrat qytetarëve shqiptarë. Në këtë concept, PD-ja duhet të jetë në institucionet e shtetit shqiptar. Të japë një alternativë të besueshme me kandidatura, me burime njerëzore të besueshme. Opozita nuk po e bën se nuk mund të bësh edhe këtë, edhe të jesh në shesh”, shtoi Sefa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos