Zhbërja e barazisë për "Territorialen", PS tërhiqet nga projektvendimi për përbërjen e komisionit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 23:48 | Politikë

Zhbërja e barazisë për "Territorialen", PS

Pas lojës me afatet dhe ultimatumet kohore, mbrëmjen e sotme socialistët kërkuan në Kuvend heqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Socialisti Taulant Balla kërkoi që nisma të mos shqyrtohej në seancë, ndërsa demokrati Boçi saktësoi se PD kërkon tërheqjen dhe jo shtyrjen, shkruan A2.

“Kërkoj ndryshim në rendin e ditës, për mosshqyrtimin e projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në këtë seancë. Besoj se ka dakordësi nga të gjitha palët dhe me shpresën që puna do të rifillojë në komision”, tha Balla.

Ndërsa Boçi u shpreh: “Kërkesa jonë ka qenë e qartë: jo të mos shqyrtohet, por të tërhiqet ky vendim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos