
Komisioni Europian ka reaguar pas votimit të sotëm në parlament ku u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit Belinda Ballukut. Në përgjigje të interesimit të A2 CNN, një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
“Bashkimi Evropian ka mbajtur shënim rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi për shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE”.
Sipas zëdhënësit të JE-së “sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të ruajtur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” (A2 Televizion)