Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama mbrojti korrupsionin, shpalli fajtore drejtësinë

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 12:46 | Politikë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për

“Prej sot, mazhoranca e Edi Ramës është zyrtarisht kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se problemi i Shqipërisë është kryeministri që pengon drejtësinë.

“Ata votuan sot kundër SPAK-ut për një arsye të vetme: për të mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i vendosur drejtësisë vijën e kuqe se deri ku lejohet të hetojë. Për 10 vjet Edi Rama u tha shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se askush nuk është mbi ligjin, por sot provoi të kundërtën. Prandaj, problemi i Shqipërisë nuk është mungesa e provave për korrupsionin e Belinda Ballukut. Problemi është një kryeministër që pengon drejtësinë për një hetim të shpejtë dhe të pandikuar nga pushteti”, shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit “integrimi europian matet me mënyrën si trajtohet korrupsioni në pushtet dhe me mënyrën si veprojnë institucionet për të mbrojtur ligjin. Sot Edi Rama dha përgjigjen më të keqe të mundshme: mbrojti korrupsionin dhe shpalli fajtore drejtësinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos