
A2 CNN mëson se në Kuvendin Kombëtar të PD-së do të ketë një fjalë përshëndetëse edhe nga kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković.
“Një prej folës ndërkombëtarë që do të përshëndesë kuvend kombëtar të Partisë Demokratike është Andrej Plankoviç, i cili është kryetar kryeministri i Kroacisë”, raportoi gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj në lidhje direkte nga ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Në Kuvendin Kombëtar të PD-së pritet të marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë ndërkombëtarë, të cilët do t’u drejtohen delegatëve me mesazhe dhe video-përshëndetje.
Kuvendi i këtij viti ka në qendër konceptin e “Ripërtëritjes”, një mesazh që lidhet me procesin e reformimit dhe modernizimit të partisë. (A2 Televizion)