Në “ripërtëritjen” e PD edhe kryeministra të BE? Alfred Lela paralajmëron surpriza

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 22:05 | Politikë

Në “ripërtëritjen” e PD edhe kryeministra të BE?

Drejtori i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka folur për procesin e riorganizimit dhe hapjes së PD-së gjatë një interviste në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN.

Teksa komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lela vlerësoi qeverisjen e demokratëve në periudhën 2005-2009, duke e cilësuar atë si model të hapjes politike.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë dhënë njëherë provën se çfarë do të thotë hapje. Qeverisja e viteve 2005-2009, edhe sipas shumë njerëzve që qëndrojnë neutralë ndaj PD-së, konsiderohet si qeverisja më e mirë e 35 viteve të demokracisë apo tranzicionit. Shembullin e hapjes zoti Berisha e ka dhënë dhe ka edhe përvojën për ta realizuar sërish”, u shpreh Lela.

Ai bëri të ditur se PD do të prezantojë së shpejti një platformë të re për dixhitalizimin dhe modernizimin, e cila sipas tij do të prezantohet nga një eksponent i ri i partisë.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morën deklaratat e tij për “surprizat” që priten në vijim. I pyetur për emra konkretë, Lela la të kuptohet se PD po përgatit zhvillime të rëndësishme, duke mos përjashtuar as figura me peshë ndërkombëtare.

“Me Diellën do të ketë një surprizë. Do të ketë edhe një surprizë tjetër, të cilën nuk e them dot”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos