Zelensky zbret në Rinas, Tirana nën masa të rrepta sigurie

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 23:30 | Politikë

Zelensky zbret në Rinas, Tirana nën masa të rrepta sigurie

Presidenti Zelensky ka nisur vizitën në Tiranë, ku do të marrë pjesë nesër në samitin për Ukrainën, ku të pranishëm janë dhe drejtuesit e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lideri ukrainas është pritur në Rinas nga ministri i Jashtëm, Hasani, i cili e cilëson këtë vizitë si një pikë kyçe, e cila rikonfirmon solidaritin me Ukrainën përballë agresionit rus.

“Nder i madh për të pritur Presidentin  Zelensky në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”, shkruan Hasani.

Ndërkohë, masa të forta sigurie janë ndërmarrë në të gjithë kryeqytetin për mbarëvajtjen e vizitës së liderit ukrainas.

Ndalesa e parë e Zelenskyt do jetë në Kryeministri në orën 09:00 e ndërsa më pas pritja do të bëhet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Në orën 13:30 do të ketë një konferencë për mediat nga ana e Ramës dhe Zelenskyy-t. I pranishëm do të jetë dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varherly.

Pjesëmarrësit

Presidenti i Ukrainës

Volodymyr Zelenskyy

Presidentja e Moldavisë

Maia Sandu

Presidenti i Serbisë

Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Malit të Zi

Jakoc MilatoviÇ

Presidenti i Maqedonisë së Veriut

Stevo Pendarovski

Presidentja e Kosovës

Vjosa Osmani

Presidenti i Kroacisë

Andrej Plenkoviç

Drejtuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës

Borjana Kristo

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos