Zv/kryeministrja Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 10:32 | Politikë

Zv/kryeministrja Balluku ankimon masat e sigurisë në Apel

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masat e sigurimit "ndalim për të dalë jashtë vendit" dhe "pezullimin nga detyra.

Në Apel, Balluku kërkon prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe shfuqizimin e masave të caktuara ndaj saj.

Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie kundrejt Belinda Ballukut, pezullim të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit, shkruan A2 CNN.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari i GJKKO Erion Çela, pas kërkesës së bërë nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos