Fermerët: Të shpallet emergjenca! I ftohti shkatërron frutikulturën në juglindje

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
8 Prill 2025, 14:58 | Sociale

Një bukuri që vret mund të cilësohen këto pamje për kultivuesit e drufrutorëve në juglindje të vendit.

Vala e dytë e të ftohtit në këtë zonë në një kohë kur kulturat e frutave kishin çelur lule ka shkatërruar thuajse plotësisht të gjithë prodhimin e pritshëm, shkruan A2.

Një prej fermerëve tregon dëmin e shkaktuar dhe kërkesën që ka për institucionet shtetërore.

Dëmet e pritshme në frutikulturë i pranon edhe specialisti i bujqësisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, por pa përcaktuar se si do të veprohet me fermerët e dëmtuar nga kushtet atmosferike.

Në juglindje, fshatrat e Dvoranit dhe Kamenicës janë të njohura për kultivimin e drurëve frutorë, që janë edhe mundësia e vetme për të ardhura për ata banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos