Në 2024 më shumë raste dhune, psikologia: Rritet ndërgjegjësimi për denoncime edhe nga zonat periferike

Nga Xhensila Kodra
7 Prill 2025, 15:03 | Sociale

Rastet e dhunës në familje gjatë vitit 2024 shënuar një rritje në të gjithë vendin. Sipas të dhënave që a2cnn disponon, vitin e kaluar policia referoi në prokurori 2,139 raste të dhunës në familje, 228 raste më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Por a është rritur ndjeshëm dhuna apo janë ndërgjegjësuar më shumë femrat shqiptare për ta denoncuar këtë fenomen

Psikologia Entela Binjaku thotë se është rritur ndërgjegjësimi i grave për të denoncuar dhunën në familje. Denoncime janë bërë edhe nga femrat në zonat periferi, por sërish numri i tyre mbetet ende i ulët.

Binjaku shpjegon faktorët që të çojnë në dhunë. Situata ekonomike, thotë psikologia është ndër faktorët kryesorë.

Shtim është hasur edhe në lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Vitin e kaluar janë trajtuar 2,934 raste të dhunës në familje me urdhër mbrojtje, 204 raste më shumë krahasuar me 2023-in. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos