Fermeri i Malit të Thatë, vetëm pasioni nuk mjafton në blegtori

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
7 Shkurt 2025, 14:46 | Sociale

Fshatrat rrëzë Malit të Thatë në juglindje të vendit midis të tjerave shquheshin për mbarështimin e bagëtive.

Sot, numri i familjeve që vijojnë këtë traditë është shumë i vogël. Në fshatin Alarup takojmë Gencin, i cili la emigrimin për t’iu rikthyer traditës në vendlindjen e tij. Por, si për çdo sipërmarrës në vendin tonë, vështirësitë, duke nisur që nga mungesa e fuqisë punëtore e deri tek çmimet e tregut apo subvencionet kushtëzojnë deri në pamundësi rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Nëse çmimi i qumështit do t’i përgjigjej kushteve dhe shpenzimeve reale të blegtorit dhe subvencionet aq shumë të përfolura do të ishin vërtete një mbështetje për ta, atëherë jo vetëm ky blegtor, por edhe të tjerë do të ringjallnin fermat e dikurshme të bagëtive dhe do të ndalnin shpopullimet e frikshme të fshatrave të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos