Gjirokastra si destinacion disa orësh nga të huajt, arsyet e fenomenit të ri

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
10 Korrik 2026, 18:03 | Sociale

Turizmi në Gjirokastër po shënon një trend të ri në këtë mes sezoni, duke ulur numrin e rezervimeve dhe qëndrimeve në këtë qytet.

Thënë ndryshe, Gjirokastra ndryshe nga vitet e mëparshme po shikohet si një destinacion disa orësh, maksimumi njëditor, por pa gjeneruar netë qëndrimi, që ndryshe përkthehet në të ardhura të munguara si për njësitë hoteliere, ashtu edhe për pushtetin lokal.

Ky trend pranohet edhe nga kryetari i Shoqatës së Hotelerisë në Gjirokastër, i cili jep edhe arsyet e kësaj situate. Gentian Bineri u shpreh për A2CNN: “Turistët kanë nevojë për orientim, për parkim, kanë nevojë për facilitete që ta shijojnë Gjirokastrën. Rritja e standardeve është domosdoshmëri”.

Informaliteti dhe lejimi i bujtinave apo banesave të punojnë pas asnjë regjistrim dhe kontroll nga institucionet, shikohet si një tjetër shqetësim i njësive hoteliere në Gjirokastër, që ndikon edhe në standartin dhe cilësinë e shërbimit ndaj turistëve.

Përveç këtyre problematikave, krijimi i një pakete me të gjitha atraksionet që ka Gjirokastra jo vetëm në qendrën historike, por edhe me fshatrat përreth shikohet si një mundësi e mirë që turistët të qëndrojnë për disa ditë në këtë qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos