“I kuptojmë të rinjtë”, turistët e huaj solidarizohen me protestat në Korçë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
17 Qershor 2026, 14:37 | Sociale

Protestat që kanë përfshirë disa qytete të vendit kanë tërhequr vëmendjen dhe pjesëmarrjen në to edhe të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Në Korçë, dy prej tyre janë bërë pjesë e protestave që zhvillohen prej 10 ditësh në qytetin juglindor, duke dhënë edhe mesazhet se si i kanë kuptuar ato qëllimin e këtyre protestave dhe kërkesave, vëçanërisht të të rinjve.

“Kemi folur me shumë të rinj nga veriu i Shqipërisë dhe ata thonë se largohen nga vendi për shkak të ekonomisë. Megjithatë, Shqipëria është një vend i bukur, me male, det dhe lumenj. Ka gjithçka që i nevojitet. Ne shpresojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe për këtë arsye jemi këtu”, thotë një turist, shkruan A2.

“E di që shumë të rinj largohen sepse është e vështirë të fitosh para apo të blesh një shtëpi. Unë jam këtu prej dhjetë ditësh dhe shoh që shqiptarët, sidomos të rinjtë, duan të bëjnë biznes, të studiojnë dhe e duan vendin e tyre”, shprehet një tjetër turist.

Prania e turistëve të huaj në protestë është konsideruar nga pjesëmarrësit si një shenjë mbështetjeje dhe solidariteti ndaj kërkesave të qytetarëve. Ndërkohë, protesta në Korçë vijon prej më shumë se dhjetë ditësh, duke mbledhur çdo mbrëmje qytetarë të moshave të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos