Fshati Metohi i bashkisë së Mallakastrës, ndoshta mund të jetë nga fshatrat e vetëm në vend që edhe pse ka një distancë nga qendra e bashkisë sërish ka një numër të lartë familjesh që vazhdojnë të jetojnë ende atje.
Sipas të dhënave në Metohi jetojnë aktualisht 65 familje, një shifër kjo që zor që e gjen në ndonjë fshat tjetër.
Por banorët prej shumë vitesh vuajnë gjendjen e rënduar të rrugës. Ata shprehen se ndërhyrja më e fundit në rrugën e tyre është bërë 24 vite më parë dhe natyrisht jo me asfalt.
“Asfaltin nuk e njohim, por para 24 vitesh kanë ndërhyrë duke i hedhur çakull”.
Banorët tregojnë edhe për vështirësitë që u vijnë nga rruga e amortizuar. Ky fshat vizitohet gjatë verës edhe nga turistë të huaj të cilët vijnë dhe shijojnë peizazhin, kryesisht me motoçikleta të larta. (A2 Televizion)