Vija bregdetare që mbulon bashkia e Vlorës pritet të ketë shumë më tepër hapësirë publike në plazhe krahasuar me plazhet që do të administrohen nga subjektet private.
Në zbatim të ligjit të ri që sanksionon subjektet që kanë të drejtë të marrin plazhe në përdorim, vërehet se numri i aplikimeve ka rënë ndjeshëm më shumë se gjysma e atyre që ishin vitin e kaluar.
Po ashtu numri i subjekteve që kanë të drejtë të marrin në përdorim plazhe parashikohet të jenë rreth 60 përqind më pak se vera e kaluar ose e përkthyer në sipërfaqe plazhi, vetëm 10 përqind e plazheve do të administrohen nga hotelet që plotësojnë kriteret.
Për pronarët e hoteleve ky ligj shikohet si pozitiv në zhvillimin e turizmit.
Por pjesa që do të administrohet nga bashkia ka skepticizëm nga pronarët e hoteleve nëse do të jenë në nivelin e shërbimit apo pastërtisë me plazhet private.
Jo vetëm pushuesit vendas por edhe turistët e huaj kanë kërkuar më shumë hapësira publike në plazhet shqiptare dhe veçanërisht në ato të bregdetit të Vlorës. (A2 Televizion)