Policia Bashkiake e pafuqishme, taksitë në Vlorë dëmtohen nga “konkurrenca pirate”

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
17 Dhjetor 2024, 12:28 | Sociale

Pronarët e taksive 4+1 në Bashkinë e Vlorës po rrezikojnë falimentin për shkak të konkurrencës së pandershme, siç shprehen vetë ata.

Kryetari i i sindikatës së transportit taksi 4+1, shprehet se përveç taksive pirate, konkurrenca e pandershme vjen edhe nga kompanitë e reja të taksive të cilat nuk respektojnë as vendqëndrimet dhe as rregullat e qarkullimit.

Edhe vetë taksistët shprehen se po penalizohen çdo ditë, ndërsa strukturat lokale që duhet të kontrollojnë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë inekzistente.

Të pyetur nga A2, drejtues të Policisë Bashkiake të Vlorës e pranojnë se konkurrencën e pandershme në shërbimin taksi nuk e zhdukin dot, por po përpiqen rast pas rasti ta ndëshkojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos