
Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Teza e provimit ka dalë në faqe të rrjeteve sociale, sikurse ka ndodhur edhe në provimet e mëparshme. Faqja "Studentët denoncojnë" ka publikuar disa foto të tezës.
Megjithatë vet Arsimit në një reagim pretendon pretendon se teza ka dalë pas nisjes së provimit dhe nuk ndikon në integritetin e tij.
"Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij", thuhet në reagim.
"Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore", vijon reagimi.
(A2 Televizion)