
Llenga e Vllehëve, një prej fshatrave më të banuar dikur në zonën e Mokrës dhe me një histori pothuajse katërshekullore, sot është kthyer në një zonë ku kanë mbetur vetëm kujtimet e banorëve.
Pas viteve ’90, largimi masiv i banorëve në kërkim të një jete dhe shërbimesh më të mira solli boshatisjen e fshatit. Sot, ata që jetojnë aty thonë se mbijetojnë, ndërsa tregojnë se çfarë ka përfaqësuar më parë zona e tyre.
Ndërsa kushtet duket se i kanë detyruar banorët të braktisin këtë vend historik.
Vitet e fundit, disa banorë të larguar kanë nisur restaurimin e banesave, të cilat i përdorin përkohësisht gjatë verës, ndërsa interesi për të ringritur edhe të tjerat është i lartë. Por pengesa kryesore mbetet rruga, e cila historikisht nuk ka njohur asnjë investim. (A2 Televizion)