Të rinjtë ruajnë traditën, Shishtaveci pret Vitin e Ri me këngë, valle e veshje tradicionale

Nga Ervin Mehmeti
2 Janar 2024, 13:51 | Sociale

Festimet për Vitin e Ri kanë gjallëruar fshatin turistik të Shishtavecit në Qarkun e Kukësit.

Në respekt të traditës dhe riteve të trashëguara brez pas brezi, të rinjtë dhe emigrantët nga zona e Shishtavecit janë mbledhur në qendër të fshatit duke festuar me valle, lodra dhe veshje tradicionale.

Natyrisht që festimeve u janë bashkuar edhe banorë të fshatit të cilët shprehen falënderues ndaj të rinjve dhe emigrantëve që vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën dhe shpresën për të mos harruar vendlindjen e tyre.

Festimeve për Vitin e Ri në Shishtavec u janë bashkuar edhe banorë të fshatrave përreth si dhe të zonave kufitare me Kosovën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos