“Shqiponjat e mëndafshta” të Italisë, historitë e grave shqiptare në Pulia

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 09:55 | Aktualitet

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, vjen në “Dita jonë” një histori suksesi e grave shqiptare në Itali. Aurela Hasku, presidente e shoqatës “Shqiponjat e mëndafshta”, ku organizohen gratë shqiptare të Pulias në Itali, tregon historinë e saj dhe të shoqatës që përfaqëson. “Forca e grave po i jep disa nuanca të reja komunitetit shqiptar në Pulia”, thotë ajo. “Tani jemi në një fazë të dytë. Faza e integrimit ka mbaruar, sepse jemi komuniteti më mirë i integruar në Itali. Tani jemi në fazën ku jemi pjesë e bashkimit për t’i dhënë forcë gruas në Itali”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos