
Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”.
Sipas informacionit paraprak, viktima është shtetasi D. D., banues në Paskuqan. Automjeti ku u gjet trupi i tij rezulton në pronësi të vëllait.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 39-vjeçarit. Dyshimet e para janë se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. (A2 Televizion)