All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Shqiptarja që kandidon për deputete në Mal të Zi: Abazoviç pati shansin e artë, nuk dha rezultatin që pritej

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 19:56 | Ballkani
Shqiptarja që kandidon për deputete në Mal të Zi:
All - Paragraf - 1

Më 11 qershor, në Malin e Zi zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku për herë të parë, një parti shqiptare, si Unioni Demokratik Shqiptar, është bashkuar në koalicion me partitë malazeze, si Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Social Demokrate dhe Partia Liberale.

Drita Lolla është shqiptare, por është e katërta në listën e PDS-së dhe kërkon të fitojë një mandat deputeti. Sipas saj, shqiptarët kanë përparuar shumë në vendin fqinj, që nga vitet 1990 kur të drejtat e tyre, si në gjithë ish-Jugosllavinë, ishin të shtypura. “Pavarësimi i Malit të Zi dhe hapja e negociatave me BE kanë qenë pozitive për shqiptarët. Tashmë veprojmë në një kontekst të avancuar, ku kemi një shtet të pavarur ku të drejtat e pakicave mbrohen. Në këtë realitet të ri, shqiptarët mund të pozicionohen në një format të ri politik. Patjetër që mund të bëhet më shumë, në kuptimin e rritjes së numrit të shqiptarëve që mbajnë poste drejtuese në qeveri”, tha Lolla në një intervistë në A2 CNN.

All - Paragraf - 3

Një prej shembujve më të mirë të integrimit të shqiptarëve dhe rritjes së rolit të tyre në Malin e Zi ishte drejtimit të vendit nga Dritan Abazoviç, edhe pse mandati i tij si kryeministër ishte më tepër teknik, sesa politik. “Abazoviç kishte një shans të artë, në një moment mjaft delikat ku, edhe me besimin që i dha PDS në Parlament, ta fuste Malin e Zi në BE. Por nuk dha rezultatin që pritej. Pati një raport të pasinqertë ndaj shqiptarëve dhe shoqërisë malazeze”, tha Lolla.

“Mali i Zi ka kaluar periudhë të vështirë vitet e fundit. Stopimi i progresit për në BE, emërimet e dyshimta në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, që cenuan besueshmërinë e Malit të Zi si anëtar i NATO-s. Fokusi ynë është rimëkëmbja ekonomike, por duke mos anashkaluar aspektin social, për të rimëkëmbur vendin”.

Kush është Drita Lolla?

E lindur në Ulqin, Llolla ka studiuar për farmaci në Tiranë dhe ka jetuar për 10 vite në Shqipëri. “E vlerësoj shumë periudhën e qëndrimit në Shqipëri, sepse përkon me formimin profesional. Të rinjtë duhet të qëndrojnë në vendin e tyre, prandaj u riktheva në vendlindje, për të avancuar pozitën e shqiptarëve, por dhe të gjithë qytetarëve në Malit të Zi”, thotë ajo.

U zgjodh kryetare e Aleancës së Grave të Partisë Demokratike të Socialistëve në nëntor 2021 dhe që atëherë drejton organizatën më të madhe politike të grave në Mal të Zi. Deri më sot, Aleanca e Grave ka mbledhur mbi 1,500 gra aktive politikisht përmes një strukture të përbërë nga këshilli qendror, kryesia dhe 24 organizata/këshilla komunal në të gjithë Malin e Zi.

All - Paragraf - 7

Para angazhimit të saj politik, ka qenë aktive në sektorin civil dhe njihet për krijim e platformës "Seanema - art for social change" qëllimi i së cilës është promovimi i vlerave evropiane në mesin e të rinjve të Malit të Zi dhe rajonit.

Drita ka kryer dy studime master, në fushën e farmacisë në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, si dhe në fushën e studimeve të shkencës dhe teknologjisë në Universitetin e Edinburgut në Skoci. Ka ndjekur programe të shumta arsimore, përfshirë programin intensiv në fushën e së drejtës dhe ekonomisë evropiane në Fakultetin Juridik në Riga.

Drita është alumniste e programit të Departamentit Amerikan të Shtetit, bursiste e programit Chevening e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe alumniste e programit EUVP të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos