Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 13:55 | Politikë

Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e

Para seancës së të enjtes në Parlament, ku pritet të miratohen komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, PD ka dorëzuar në Kuvend emrat për përbërjen e tyre. 

Grupi Parlamentar i PD-së i ka dërguar edhe një shkresë kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon futjen në rendit të ditës edhe votimin për miratimin e anëtarëve të dy komisioneve.

Sakaq A2 CNN ka mësuar se të premten zhvillohet mbledhja e parë konstituese e komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale.

Më 27 tetor, Kuvendi miratoi me 113 vota pro ngritjen e këtyre dy komisioneve, ndërsa dy partitë e mëdha u dakordësuan për barazi mes anëtarëve dhe bashkëkryetarët.

Emrat e PD për komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore:

Oerd Bylykbashi – Kryetar

Ivi Kaso - Anëtar

Gent Starazimiri – Anëtar

Albana Vokshi – Anëtar

Gjin Gjoni – Anëtar

Arjan Ndoja – Anëtar zëvendësues

Klevis Balliu – Anëtar zëvendësues

Elda Hoti – Anëtare zëvendësuese

Zgjedhorja dhe Territorialja, PD dërgon në Kuvend emrat e

Emrat e PD për komisionin e posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale:

Luçiano Boçi – Bashkëkryetar

Jorida Tabaku – Anëtare

Bledion Nallbati – Anëtar

Xhelal Mziu – Anëtar

Ramadan Likaj – Anëtar

Enno Bozdo – Anëtar

Greta Bardeli – Anëtare zëvendësuese

Bardh Spahia – Anëtar zëvendësues

Igli Cara – Anëtar zëvendësues

Ina Zhupa – Anëtare zëvendësuese (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos