All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Tensionet në veri të Kosovës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurimit

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 11:25 | Ballkani
Tensionet në veri të Kosovës, Serbia mbledh Këshillin e
All - Paragraf - 1

Mëngjesin e sotëm, Serbia ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në këtë takim që mbahet në Beograd është edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si dhe të gjithë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të sigurisë në Serbi.

Në seancë marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, ministri i Jashtëm dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ivica Daçiç, Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, Ministri i Brendshëm Bratislav Gashiç, drejtori i BIA-s Aleksandar Vulin, shefi i Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe Milan Mojsiloviç, Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, prokurorja Zagorka Dolovaç, shefi i policisë së Beogradit Veselin Miliç, kryetari i Kuvendit Popullor Vladimir Orliç. 

All - Paragraf - 3

Mbledhja erdhi 1 ditë pas tensioneve të regjistruara në veri të Kosovës, tensione këto që përfunduan me 5 policë të plagosur. 4 kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës morën detyrën, por ky moment shërbeu për ndezur një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos