Shtabi i Emergjencave ngre 6 pika në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 21:42 | Aktualitet
Shtabi i Emergjencave ngre 6 pika në Tiranë

Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës vendosi të ngrejë 6 pika emergjencash në ambiente të hapura për t’iu ardhur në ndihmë banorëve që kanë nevojë.

Pikat e emergjencave do të ofrojnë asistencë për banorët e zonës ku ndodhen dhe ndihmë të parë për ata në vështirësi.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rr. "3 Dëshmorët", Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- "Bulevardi ri", Kashar;
4- Stadiumi "Dinamo";
5- Kisha në Rr. "Don Bosko";
6- Shkolla "Betim Muço" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos