“Shtëpia prej uiski” e kontrabandistit të epokës së prohibicionit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 11:11 | Lifestyle

Kur një çift nga fshati Ames, Nju-Jork, mori vesh se shtëpia e tyre 100-vjeçare ishte ndërtuar nga një kontrabandist, ata menduan se ishte thjesht një legjendë urbane. Por, gjatë punimeve për rinovimin e shtëpisë, ata bënë një zbulim që i bëri të kuptonin se ndoshta legjenda ishte e vërtetë.

Në fillim të tetorit, Nick Drummond dhe Patrick Bakker, thanë se kishin gjetur më shumë se 66 shishe uiski të prodhuar në epokën e prohibicionit, të fshehura brenda mureve të shtëpisë, ndërtuar në vitin 1915.

https://www.instagram.com/p/CGISPGVgOAi/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

“Të gjithë muret ishin të mbushura me alkool”, thotë Drummond, në një seri postimesh në rrjetet sociale, për të dokumentuar zbulimin. Ata jetojnë në Ames, rreth 3 orë larg me makinë nga qyteti i Nju-Jorkut, prej pak më shumë se një viti dhe vendosën të kryenin disa punime. “Kur e kuptova që ishin shishe me uiski u befasova, por pastaj kuptova që historia e kontrabandistit ishte e vërtetë”, tha Drummond për CNN.

Pronari i vjetër i shtëpisë ishte një gjerman me emrin Konti Adolph Humpfner, i cili përshkruhej, në shumë artikuj gazetash të kohës, si njeri i skandaleve. Çifti ka vendosur t’i nxjerrë në shitje shishet e pahapura të gjetura në shtëpi, ku secila mendohet se kap një vlerë prej 1000 dollarësh, tha Drummond. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos