"Shumë e zhveshur", modelja turke nuk lejohet të hipë në avionin amerikan

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 20:41 | Lifestyle

Një bodybuilder dhe modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas pasi stafi e konsideroi veshjen e saj si shumë të papërshtatshme.  

26-vjeçarja Deniz Saypinar, e cila u zhvendos në SHBA për të shmangur mjediset konservatore në vendlindjen e saj, mbeti në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas/Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

E indinjuar, Saypinar ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram këtë histori:

“Ju kurrë nuk do ta besoni atë që më ndodhi në Aeroportin e Teksasit. Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë linjat e mia, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të vesh,",

Saypinar është një modele e famshme fitnesi dhe sipërmarrëse.  Ajo ka punuar si trainere personal për shtatë vjet, dhe është qytetarja e parë jo amerikane që ka fituar Konkursin Kombëtar të Fitnesit të Bikinit në 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos