Si kurrë më parë, Dolce&Gabbana prezanton koleksionin në sheshin e Shën Markut në Venecia

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 10:51 | Lifestyle

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana kanë prezantuar koleksionin e tyre më të fundit në sheshin e Shën Markut në Venecia, si asnjëherë më parë.

Para një audience të përzgjedhur kur spikaste Monica Bellucci dhe Jennifer Lopez, Dolce&Gabbana prezantoi një koleksion unik të modës së lartë.

Para shfaqjes, dizajnerët thanë se kishin në plan të prezantonin një anë më të re të Alta Moda sepse të gjithë mendojnë se moda është për të vjetrit, por nuk duhet të jetë kështu.

Për shumë kritikë, prezantimi i koleksionit para rreth 400 të ftuarve mbi të gjitha riktheu gëzimin e bashkimit të shumë njerëzve së bashku, për të shijuar fjalën e fundit të modës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos