
Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Bulgarec pak kilometra larg Korçës.
Burime të siguruara thanë se një i ri rreth 18 vjeç ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës nacionale në krahun tjetër, kur është goditur nga mjeti që lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit.
Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar dëmtime të rënda të riut i cili mësohet se ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e Korçës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e dinamikës që ka sjellë përplasjen e të riut. (A2 Televizion)