30 maji është caktuar zyrtarisht si Dita Botërore e Sklerozës Multiple, si një ditë për të ndarë histori e për të rritur ndërgjegjësimin për të prekurit nga skleroza e shumëfishtë. Në Shqipëri numërohen rreth 1800 pacientë të diagnostikuar me sklerozë multiple, tendencë që vijon të jetë ende në rritje. Për këtë ditë dhe problematikat e kësaj kategorie foli në “Dita Jonë” Tanush Çaushi, themeluesi i shoqatës “Jeto Përsëri”, i cili na njohu me vështirësitë që të pacientët hasin në trajtimin e tyre. (A2 Televizion)
Skleroza multiple, pas 9 vitesh arrihet të rimbursohet një tjetër medikament
