Skocia na “shkërmoq” në Shkodër, Kombëtarja kthehet vite pas

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2018, 22:41 | Futboll

Nuk kishte kutë shkonte më keq. Skocia na ka mposhtur në çdo drejtim në “Loro Boriçi” duke na rikthyer shumë vite pas.

Kombëtarja kapësuar një humbje të thellë 0-4 në Shkodër nga Skocia në një ndeshje e cila duhet të harrohet sa më parë.

Ky turpërim në “Loro Boriçi” ishte ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për Kombëtaren tonë që e mbyll këtë kompeticion të ri në vendin e fundit, duke rrezikuar edhe rënien në Ligën e fundit.

Shqipëria e nisi ndeshjen tmerrësisht keq, duke pësuar gol që në minutën e 14. Ryan Fraser depërtoi në zonë dhe shënoi golin e parë në këtë përballje. Si të mos mjaftonte ky gol, ndoshta goditja më e rëndë e këtij takimi ishte minuta e 23 kur kapiteni Mavraj godet një kundërshtar dhe merr karton të kuq.

Pjesa e parënuk ishte mbyllur këtu, pasi arbitri akordoi edhe një 11-metërsh të dyshimtë në minutën e fundit të kësaj pjese. Steven Fletcher nuk e pati aspak të vështirë të mposhtë sërish Berishën.

Me nisjen epjesës së dytë, skocezët trefishuan rezultatin në minutën me James Forrest dhepo në të 68-ën Forrest shënon edhe të katërtin, duke vulosur turpërimin e Shqipërisë në këtë sfidë.

Si përfundojmë në ligën e fundit?

Duke qenë segrupi ku bën pjesë Shqipëria, përbëhet nga 3 skuadra dhe grupet e tjera të Ligës C nga 4, kuqezinjtë nuk do të rrëzohen direkt si vendi i fundit i grupit.

Rregullorja ka parashikuar që do të bjerë vendi i tretë më i dobët nga të gjitha grupet dhe aktualisht janë Mali i Zi dhe Qipro, ato që mbajnë këtë pozicion me nga një pikë.

Që kuqezinjtëtë bien në Ligën D, duhet që Mali i Zi të mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit dhe Qipro të triumfojë ndaj Norvegjisë, ndonëse duket e vështirë që të ndodhë.

Përfundojmë në vazon e katërt të eliminatoreve...

Gjithsesi,duhet theksuar se fati i qëndrimit të Shqipërisë në Ligën C nuk është më në dorën e kuqezinjve, ndërsa vendi i fundit në grup ka bërë që Shqipëria të renditet në vazon e katërt, në shortin e eliminatoreve të Euro 2020-ës. Më thjesht akoma, kjo do të bëjë që Shqipëria të ketë të paktën 3 skuadra më të forta se vetja, në grupin e eliminatoreve të Euro2020, shorti për të cilin do të hidhet në muajin Dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos