Fitorja është gjithnjë e kënaqshme, por kur luan me kundërshtarin më të dobët në vite, pritshmëritë janë për një ndeshje doninuese, dhe pse jo, edhe me goleadë. Ndaj San Marinos pamë një ndeshje apatike, veçanërisht në pjesën e parë, duke mos arritur të shfaqim siguri. Trajneri nuk ishte i qartë në idetë e tij, duke krijuar konfuzion me veprimet taktike, e më pas duke shfaqur vështirësi për të arritur te rezultati. (A2 Televizion)

Strakosha 6 - Mungesa e gjatë nuk ia kishte ndryshuar reflekset, edhe pse pati pak raste për t’u vënë në provë 
Gjimshiti 6 - Është një nga lojtarët me paraqitjet më konstante. Shumë i sigurtë, sot dhe me iniciativën për të sulmuar 
Ajeti 6 - Një rikthim i suksesshëm. Edhe pse i kishte munguar prej kohësh ekipit, dukej i përshtatur 
Veseli 6 - Luan mirë në të gjitha pozicionet që i ngarkon trajneri dhe ka gjetur një kombinim shumë të mirë me Gjimshitin 
Hysaj 6 - Një tjetër ndeshje me shumë intensitet. Nuk pati fat për të kurorëzuar edhe me gol paraqitjen e tij 
Lenjani 5 - Përveç një pasi të kalibruar për Hysajn, që konkludoi me shtyllë, shumë pak raste për t’u kujtuar 
Laçi 4,5 - Nuk po arrin të përshtatet. Një tjetër ndeshje jo në nivelin dhe besimin që i kërkohet 
Ramadani 6,5 - E ngriti shumë nivelin e lojës me veprimet e tij. Shumë pozicional dhe me shumë pasime të sakta 
Bare 6 - Energji, kualitet dhe shumë forcë. Një futbolllist që vrapon shumë dhe i gjithkundndodhur 
Manaj 6,5 - Një ndeshje ku besoi shumë, luftoi shumë dhe arriti të shkonte dhe te goli 
Broja 4 - Një ndeshje shumë e dobët. Nuk arriti të përshtatet pothuaj fare 
Uzuni 6.5 - Një ndeshje shumë e mirë, duke kërkuar që të shënojë me çdo kusht 
Reja 5 - Një ndeshje e ndërtuar jo mirë nga trajneri, kundrejt kundërshtarit më të dobët në grup
Galeria fotografike ( )
