Skuadra më e goditur nga koronavirusi, Genoa me 13 mungesa merr pikë ndaj Veronës

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 08:22 | Sporte të tjera
Skuadra më e goditur nga koronavirusi, Genoa me 13 mungesa merr pikë

Genoa, skuadra më e infektuar e këtij sezoni në Serinë A, me plot 20 futbollistë e persona të stafit të prekur nga koronavirus, zbriti në fushë për herë të parë që prej humbjes 6 me 0 kundër Napolit, më 27 shtator.

Klubi liguarian u përballë me Veronën në fushën e këtyre të fundit dhe pavarësisht se kishte 13 mungesa, 7 nga të cilët ende pozitiv me Covid-19, ia doli të marrë 1 pikë nga barazimi pa gola.

Vendimtare ishin padyshim pritjet e ish-portierit të Juventus Matia Perin, i cili shpëtoi skuadrën nga disa gola të sigurt sidomos në një aksion në minutat e fundit të takimit.

Në Premier League, ndërkohë, u luajtën dy takime të javës së pestë. WolverHampton mori fitoren e dytë duke mundur Leeds United, 1 me 0, me një gol të sulmuesit Himenez, ndërsa West Brom dhe Burnley u ndanë në barazim pa gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos