Soreca flet për OFL: Ndiqni paratë, mënyra e duhur, zbatimi është çelësi

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 13:15 | Aktualitet
Soreca flet për OFL: Ndiqni paratë, mënyra e duhur, zbatimi

Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, foli edhe për SPAK dhe për Operacionin Forca e Ligjit.

Soreca theksoi se të ndjekësh paratë është taktika më e mirë për të luftuar krimin.

https://a2news.com/2020/02/10/ofl-con-ne-spak-8-emra-te-botes-se-krimit/

“Çdo përpjekje duhet ndërmarrë për të rritur luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Po presim që SPAK të jetë plotësisht funksional. Këtë javë do të takoj kryetarin e tij.

Për sa i përket ligjit special, “ndiqni paratë” është taktika më e mirë për të luftuar krimin. Këtë synon ky ligj special. Tregon vullnet politik, por zbatimi është çelësi. Të drejtat themelore të zbatohen plotësisht. Po e monitorojmë nga afër. Po flasim me autoritet për këtë. Së dyti, po monitorojmë zbatimin e procesit në gjykata”, u shpreh ndër të tjera Soreca. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/10/lamallari-pas-forces-se-ligjit-nisme-kunder-evazionit-fiskal/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos