Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të gjigantit teknologjik Nvidia. Bordi i kompanisë ka emëruar përkohësisht në këtë detyrë drejtoreshën financiare.
Lajmi ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare, ku aksionet e Nvidia-s kanë rënë me mbi 13 për qind në hapjen e bursave amerikane.
Sipas raportimeve të The New York Times, dorëheqja vjen pas zbulimeve për një marrëdhënie të dytë të Huang-ut me një drejtues të kompanisë. Më herët, ai kishte pranuar një lidhje me një grua që punonte në një kompani tjetër dhe që dyshohet nga autoritetet amerikane se ishte spiune kineze.
Nvidia dhe FBI-ja kanë nisur hetime për çështjen, ndërsa Pekini i ka paralajmëruar Uashingtonit të mos i përdorë këto pretendime si pretekst për vendosjen e kufizimeve të reja ndaj shitjeve të teknologjisë amerikane në Kinë.
(A2 Televizion)