
Në Parlament mblidhen sot 5 komisione ku do të shqyrtohen dy projektligjet e paketës antishpifje, duke nisur nga ora 10:00 me Komisionin e Edukimit.
Në lidhje me këto projektligje, Përfaqësuesi i OSBE për Mediat, Harlem Desir, i propozoi qeverisë shqiptare një sërë rekomandimesh, si të domosdoshme për të ruajtur lirinë e shprehjes, sidomos përsa i takon reduktimit të rolit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), me qëllim që vendimet e saj të jenë të apelueshme në gjykatë, ndryshe nga ç'parashikon paketa.
Gjithashtu, po sot, në Komisionin e Ekonomisë, në orën 10:00, ka seancë dëgjimore me shoqatat e biznesit dhe subjektet që operojnë në fushën e tregtimit dhe mirëmbajtjes së kasave fiskale. (A2 Televizion)