SPAK “lan duart” me Shkëmbin, ia kalon Prokurorisë së Tiranës

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 12:52 | Kronikë
SPAK “lan duart” me Shkëmbin, ia kalon Prokurorisë së

Ish-zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi nuk do të hetohet më nga Prokuroria e Posaçme për dyshimet e ngritura kundër tij për “korrupsion” dhe “zbulim të akteve ose i të dhënave sekrete”.

SPAK ka shpallur moskompetencë në hetimin e rastit dhe ika kaluar aktet e dosjes hetimore në Prokurorinë e Tiranës. Burime pranë SPAK bënë me dije se rivlerësimi i kompentecës erdhi pasi hetimi i deritanishëm nuk provoi dyshimet për përfshirje në “korrupsion” të zyrtarit të lartë, vepra që e mbante dosjen në Prokurorinë e Posaçme.

Ish-zv.drejtuesi i OFL u vu nën hetim nga SPAK pas dyshimeve të përcjella nga autoritetet gjermane të drejtësisë, se një zyrtar i policisë shqiptare u kishte dekonspiruar një hetim mbi dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas palës gjermanë, kërkesa e tyre për informacion te policia shqiptare ishte dërguar në telefonin e një prej shqiptarëve nën hetim, si edhe të dhënat e tyre në sistemin Deep See, që përdoret nga policia.

Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se i vetmi që kishte loguar në këtë sistem në të njëjtën ditë ishte i dyshuari Shkëmbi. Zyrtari i pezulluar tashmë ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues për akuzat e ngritura kundër tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/05/hetimet-mbi-artan-shkembin-autoritetet-gjermane-kthejne-pergjigje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos