Spal ndryshon mendje, Etrit Berisha bashkohet me Kombëtaren

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 12:37 | Futboll
Spal ndryshon mendje, Etrit Berisha bashkohet me Kombëtaren

Mes mungesave të lojtarëve, që nuk janë lejuar të paraqiten në grumbullim, dhe lëndimeve, ku shqetësuese mbetet gjendja e Thomas Strakoshës, Kombëtarja gjen pak ngushëllim.

Etrit Berisha i është bashkuar kuqezinjve, me klubin e SPAL që vendosi ta lejojë gardianin të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Skuadra që në këtë sezon luan në Serie B, ndryshoi mendim dhe i dha dritën jeshile gardianit të paraqitet në Kombëtare, pavarësisht frikës për infektim nga koronavirusi.

Mes lojtarëve që nuk u lejuan nga klubet t’i bashkoheshin ekipit përfaqësues, për shkak të situatës pandemike janë Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula.

Për sa i takon gjendjes shëndetësore të futbollistëve, shqetësimet nuk mungojnë. Duke nisur nga pikëpyetjet për gjendjen e Strakoshës, te stërvitja e diferencuar e mbrojtësit Jon Mersinaj, i cili ka disa probleme muskulore.

Stërvitje të veçuar nga grupi kanë zhvilluar edhe mesfushori Amir Abrashi dhe sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni, edhe pse të dy këta lojtarë pritet të jenë gati për sfidën e 11 tetorit me Kazakistanin. Në formë optimale nuk është as mbrojtësi Kastriot Dermaku, që ndërsa ishte në grumbullim me Kombëtaren finalizoi transferimin nga Parma te Leçe në Serie B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos