Spanja do të dërgojë armë në Ukrainë

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 11:29 | Bota
Spanja do të dërgojë armë në Ukrainë

Spanja do të dërgojë 1370 granatahedhës antitank në Ukrainë të premten, si pjesë e dërgesës së saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar kundër pushtimit rus. Ngarkesa përfshin mitralozë të lehtë, 700 000 fishekë, pushkë dhe municione automatike, tha ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles.

“E gjithë kjo ngarkesë do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ta marrin atë”, tha Robles në një intervistë natën vonë në kanalin televiziv spanjoll, Antena 3.

Robles tha se armët "janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë të individualizuar, madje edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos