Armand Duka rizgjidhet President i FSHF-së edhe për 4 vite

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 12:07 | Sport

Armand Duka rizgjidhet President i FSHF-së edhe për 4 vite

Armand Duka është rikonfirmuar nga Asambleja e FSHF-së për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të këtij institucioni.

Duka ka marrë një votë unanime nga të gjithë anëtarët, ndërkohë që nuk pati asnjë rival në garë, raporton A2CNN. 

Në njoftimin e FSHF thuhet se “vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos