
Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Vendimi u komunikua këtë të mërkurë përmes një konference për mediat. Hamza tha se ky vendim i hap rrugë procesit të ri zgjedhor brenda partisë.
“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.
Hamza u shpreh se ka shpresuar se do të mund të ua dorëzonte këtë pozitë krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, por sipas tij, 16 shtatori e bëri këtë shpresë më të largët. (A2 Televizion)