Nisin sulmet me gurë dhe molotovë te Kryeministria, policia në gatishmëri

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 18:35 | Aktualitet

Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë dhe bomba molotov godinën e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë me makinën ujëhedhëse apo gaz lotsjellës. Forca policie janë të pozicionuara pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Protesta shënon sot ditën e nëntë, ndërsa që prej nisjes së saj janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Dita e sotme ka qenë më e qetë, ku grumbullimet nuk kanë qenë shumë masive, dhe s'ka patur konfrontime të ashpra.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos