Anglia përballë Sllovakisë, breshka Prishila në Londër zgjedh sllovakët si skuadrën fituese

Nga Dea Kozma
30 Qershor 2024, 17:55 | Live Euro 2024

Anglia përballë Sllovakisë, breshka Prishila në Londër

Edhe pse Anglia vjen si favorite në ndeshjen me Sllovakinë, breshka Prishila, në kopshtin zoologjik në Londër ka zgjedhur sllovakët si skuadrën fituese dhe që prenë një biletë për në çerekfinalen e europianit.

Kombëtarja angleze ka historinë në anën e saj pasi nuk ka humbur kurrë një ndeshje direkte me sllovakët, në 6 përballje, kanë fituar 5 herë dhe barazuar 1 herë.

Megjithatë duket se breshka nga Londra ka një tjetër mendim dhe i ka dhënë një biletë për më tej kombëtares së Sllovakisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos