EURO 2024! 90 minuta larg historisë, Shqipëria gati për Spanjën

Nga Dea Kozma
24 Qershor 2024, 14:11 | Live Euro 2024

EURO 2024! 90 minuta larg historisë, Shqipëria gati për

Sot në mbrëmje e gjithë vëmendja është më Duseldorf aty ku kombëtarja shqiptare luan përballë gjigandëve të futbollit Spanjës, ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B. Duket se gjithçka është gati.

Kuqezinjtë zhvilluan dhe seancën e fundit stërvitore në Kaiseriu, ku grupi ishte i plotë dhe për fatin e mirë të gjitha lojtarët do të në dispozicion dhe gati për Silvinjon.

Me skuadrën është bashkuar dhe  mbrojtësi Enea Mihaj që u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore. Mungesa e vetme është sulmuesi kuqezi Mirlind Daku që nuk do të jetë për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje. Të drejtuar nga trajneri Silvinjo, djemtë u stërvitën për më shumë se një orë, duke provuar dhe vendosje taktike apo situata të ndryshme loje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos