Pas Gjermanisë dhe Spanjës, Portugalia është kombëtarja tjetër që ka siguruar një vend në fazën tjetër.
Portugezët ishin pa nëshirë ndaj Turqisë pasi fituan me rezultatin e pastër 3-0. Që në fillim, luzitaënet diktuanën lojën dhe zhbllokuan shifrat në minutën e 21 me Bernardo Silvën.
Pas këtij goli Turqin e tradhëtoi dhe fati. Akajdin bëri një gafë që nuk pa daljen e portjerit dhe e dërgoi topin vetë në rrjetën e tij. Edhe pas pushimit, portugezët nuk e ndalën ritmin, Ronaldo u shfaq i vetëm para portierit por në vend që ta gjuante, i dha assist Bruno Fernades me portën e boshatisur.
Kaq mjaftoi që Portugalia të konsolidonte një vend për në fazën tjetër dhe kreun e grupit F në Euro 2024. (A2 Televizion)