Holanda dhe Franca ndahen në paqen dhe kualifikohen të dyja

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 22:52 | Live Euro 2024

Holanda dhe Franca ndahen në paqen dhe kualifikohen të dyja

Holanda dhe Franca nuk kanë tentuar të rrezikojnë shumë në ndeshjen mes tyre të vlefshme për grupin D, e cila u mbyll 0-0, duke bërë që të dyja të kalojnë grupin.

Francezët nuk tentuan të rrezikojnë me Mbappe dhe trajneri vendosi ta linte në stol, pasi ylli i skuadrës pësoi një dëmtim në hundë në ndeshjen e parë në Europian ndaj Austrisë.

Pjesa e parë i takoi Holandës, por pa sjell rezultat, ndërsa në të dytën Franca ishte më kërkues, por në rastin e parë që shkoi në sulm, Holanda shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në vijim ishte Franca më kërkuese, por holandezët u mbrojtën mirë dhe arritën të marrin një pikë që vlen kualifikimin.

Këto dy kombëtare janë tashmë me nga katër pikë në këtë grup dhe janë në fazën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos